9 të vdekur sot në Shqipëri nga Covid, ja sa raste pozitive u regjistruan.

22 NËNTOR 2021

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2008 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 218 qytetarë, në këto bashki: 97 qytetarë në Tiranë, 13 në Berat, 11 në Fier, 9 në Lushnje, Gjirokastër, 8 në Belsh, 6 në Kurbin, 5 në Lezhë, Mallakastër, Vlorë, Përmet, 4 në Krujë, Kamëz, Sarandë, Tepelenë, 3 në Mirditë, Korçë, 2 në Has, Selenicë, Elbasan, Skrapar, Gramsh, 1 në Shkodër, Kukës, Durrës, Kavajë, Rroskovec, Delvinë, Këlcyrë, Memaliaj, Maliq, Pogradec, Kolonjë, Peqin, Librazhd.

Janë 7,993 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në 24 orët e fundit ka 9 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar nga Shkodra 56 vjeç, tre qytetarë nga Tiranan 63-83 vjeç, një qytetar 74 vjeç nga Përmeti, dy qytetarë nga Fier 78 dhe 87 vjeç, një qyetetar nga Lushnja 79 vjeç dhe një qytetar nga Korça 86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.