9 tendera për rrugën Kardhiq-Delvinë. Petrit Vasili: – Fakte të rënda! Grabitja mafioze është para syve të SPAK
26 Qershor 2022
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me investigimin e News 24 për rrugën Kardhiq-Delvinë. Ai thekson se grabitja mafioze e shtetit është bërë përpara syve ndërsa ngre pyetjen se ky është SPAK.
Vasili shton se SPAK merret pa u lodhur me ‘autokombanjën e Bektashit që korr grurë’ dhe bën sikur nuk i sheh miliardat që plaçkit qeveria.
“Ne nuk do t’i ndahemi çuarjes deri ne fund te drejtësisë për plackitësit e rilindjes, që guxojnë dhe bëjnë edhe moral”, thekson ai.
Statusi i Petrit Vasilit
Fakte te renda per grabitjen e fondeve per rrugen Kardhiq- Delvine,po SPAK ku eshte!! Dyfishohen kostot e Rruges Kardhiq- Delvine. Nga nga 50- 60 milion euro kostot rriten ne rreth 108 milion euro. Grabitja mafioze e shtetit eshte perpara syve.
Me nje skeme te coptuar ne dhjetra tendera e shtesa kontratash deri edhe ne tre here radhazi grabitja ka dyfishuar kostot dhe kane ngopur me para’ kompanite kliente dhe veten e tyre. Nderkohe, qe rilindja plackit taksat e shqiptareve SPAK hesht dhe mbyll syte. SPAK qe merret pa u lodhur me kombajnen e Bektashit, qe korr grure miliardat qe plackit qeveria ben sikur nuk i sheh.
Faktet jane aty dhe askush nuk i fsheh dot. Ne nuk do t’i ndahemi çuarjes deri ne fund te drejtesise per plackitesit e rilindjes, qe guxojne dhe bejne edhe moral.
Gazeta Panorama