“95% e faktorëve opozitarë janë dakord”, Bardhi: Po punojmë bashkë për një projekt politik
19 Janar 2014
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u shpreh se 95% e faktorëve opozitarë kanë rënë dakord për të qenë bashkë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Ai u shpreh se po punohet me të gjithë për të ndërtuar një projekt politik, qoftë ajo një parti unike apo një federatë opozitare.
Gazment Bardhi: Jemi duke punuar për të ndërtuar të gjithë bashkë një projekt politik besoj do të kemi…
Blendi Fevziu: Si mund të ishte?
Gazment Bardhi: Ka disa forma si mund të jetë.
Blendi Fevziu: Një federatë? Një parti unike? Si?
Gazment Bardhi: Padiskutim që ka nevojë për parti unike, ka nevojë dhe për federatë opozitare. Ne jemi duke punuar në të dyja frontet. E rëndësishme është që 95% e faktorëve opozitarë kanë rënë dakord që për t’u forcuar dhe për të qenë më të fortë përballë Edi Ramës do duhet të lemë në një anë ndasitë, mendimet e ndryshme, opinionet e ndryshme për shumë çështje që mund të kemi dhe do duhet të përqendrojmë të gjithë energjitë në betejën me Edi Ramën. Për këtë kemi rënë dakord. Për çdo gjë tjetër pastaj, forma, mënyra, data nesër apo pas një jave, këto besoj që janë detaje që nuk kanë rëndësi për thelbin e çështjes.
tvklan.al