9,5 milionë euro për një vepër të Gauguin.
9,5 milionë euro për një vepër të Gauguin.
Një pikturë e autorit francez, Paul Gauguin u shit në ankand në Paris për 9,5 milionë euro, rreth dy herë më shumë nga vlerësimi që i ishte bërë, deklaroi shtëpia e ankandit ”Artcurial”.
”Bëhet fjalë për pikturën ‘Te Bourao II’, një punë e krijuar gjatë periudhës në të cilën artisti ishte në Tahiti. Piktura ka ngjalli një interes të madh dhe u ble nga një koleksionist ndërkombëtar, por do të mbetet në Francë”, deklaroi ”Artcurial”.
”Te Bourao II” ose ”Pema e Purao” në gjuhën vendase, është pjesë e një serie prej nëntë kryeveprash që krijoi Gauguin në vitin 1897 dhe është e vetmja që është ende në duar private.