6 Mars 2024

Fqinjet tonë kane ngritur muze dhe perfaqësohen edhe me trashëgimine tonë etnike te kultures materiale.
– Shembullin po e japim nga Muzeu i Cetines, Mali i Zi ku ruhen te ekspozuara (ndoshta dhe ne fondet muzeore) Xhubleta Shqiptare dhe shume pjese te kesaj veshje me perzgjedhje per tu patur zili.
– Referimet (tekstet shpjeguese) i kane, se kjo pasuri eshte e popullsise dhe kultures shqiptare.
– Po e permendim kete fakt, per te theksuar nevojen dhe domosdoshmerine qe ne vendin tone mungojne ne Muze shume objekte dhe pjese te kesaj veshje qe eshte vetem shqiptare.
– Jemi tepër vonë, por me mire vone se kurre thotë populli.
– Shqiperise i mungon Muzeu Etnografik.
Ne foto: Corape te Xhubletes Shqiptare, fotografuar ne Muzeun e Cetines, Mal i Zi, korrik 2016.
Shenim dhe foto nga Jaho Brahaj.