![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2025/02/bebi.png?fit=885%2C530&ssl=1)
A do kemi Shqiptar ne Shqiperi? – Rënie drastike e numrit të lindjeve në maternitetin e Elbasanit. – Numri lindjeve më i ulët që nga viti 1934
6 Shkurt 2025
Në maternitetin e Elbasanit, numri i lindjeve ka pësuar një rënie dramatike vit pas viti. Krahasuar me 10 vite më parë, ka një ulje prej 60% të lindjeve, një trend që është reflektuar në të gjithë Shqipërinë.
Gjatë vitit 2024, në Elbasan janë regjistruar vetëm 1020 lindje, ndërkohë që 10 vite më parë ky numër ishte dukshëm më i lartë. Mjekët dhe sociologët kanë identifikuar disa shkaqe për këtë situatë, përfshirë emigracionin e të rinjve dhe kostot e larta të jetesës.
Shefi i repartit obstetrik-gjinekologjik, Olgert Alla, ka theksuar se ulja e lindjeve është një fenomen që ka prekur të gjitha qytetet shqiptare, ndërsa për Elbasanin, trendi ka pasur një rënie të ndjeshme nga 100 deri në 120 lindje më pak çdo vit. Duket se shumë familje zgjedhin të kenë një ose dy fëmijë, përkundër kohëve kur kishin më shumë. Ky fenomen është gjithashtu pasojë e kushteve ekonomike dhe mundësive të kufizuara që ka rinia, veçanërisht për shkak të emigracionit.
Në pesë vitet e fundit, lindjet në Shqipëri janë ulur me 22.2%, duke arritur në nivelin më të ulët që nga viti 1934, me vetëm 22,210 lindje në vitin 2023.