1 Shkurt 2024

Një zyrtar kryesor i NATO-s, Rob Bauer, ka paralajmëruar se civilët në Perëndim duhet të përgatiten për luftë të gjithanshme me Rusinë.

I ftuar në “Studio Live” ish-gjenerali Bardhyl Kollçaku, njëkohësisht deputet i PS u ndal te tregon shtetet e tjera që synon Rusia, pas Ukrainës.

“Është një temë e diskutuar në të gjitha kancelaritë Europiane. Nuk është thirrje për luftë, është thirrje përgatitje për luftë të imponuar nga sjelljet dhe imponimet agresive të Rusisë të imponuar nga agresioni në Ukrainë. Edhe përgatitjet e vazhdueshme që bën Rusia dhe duhet që nuk ka të ndalur në përpjet e saj gjithë industria civile po kthehet në industri ushtarake duke prodhuar qindra tanke në vit gati 100 tanke në ditë, i bie më shumë se 1000 tanke në vit.

Është një konkluzion i nxjerrë jo vetëm nga strategët e vendeve të Natos por nga të gjithë që studiojnë luftërat. Rusia qoftë në ambiciet e pa mata të Putinit duket se nuk ka të ndalur pavarësisht përpjekjeve të rezistencës së Ukrainës. Përfundimi i luftës duket i largët”.

Skenari më i keq? Shqetësuese për Kollçakun është fakti që lufta në Ukrainë nuk ka të ndalur.

“Ky është skenari më i keq, por është dhe një skenar që e kishim parashikuar kur miratuam strategjinë ushtarake të aleancës. Kërcënimi kryesor ishte Rusia dhe terrorizmi. Ne nuk jemi të bindur dhe nuk garanton askush se Ukraina është objektivi i fundit i Rusisë.  Shqetësimi i parë është që lufta në Ukrainë nuk ka të ndalur edhe Rusia apo lodhja me këtë luftë”.

Në këtë situatë Kollçaku shtoi se edhe Shqipëria për përgatitet.

“Pa diskutim që duhet të përgatitet edhe Shqipëria. Forcat e armatosura e kanë marrë këtë sinjal dhe janë në ullinë e përgatitjes me kapacitete maksimale, ju shikoni dhe dronët që po blemë, anti tanket por edhe masa të tjera. Por nuk është e rëndësishme vetëm për forcat e armatosura por është popullsia ajo që duhet ta kuptojë se është e nevojshme. Qoftë venet baltine Suedia apo vende të tjera në krahun lindor po konsiderojnë me seriozitet kthimin e shërbimit ushtarak”.

Kurse ish-deputeti Azgan Haklaj tha se sulmi në Banjskë të Kosovës u bë me qëllim për të ndarë Mitrovicën.

“Kjo situatë, këto deklarata për përgatitje për luftë sepse unë nuk mendoj se do kemi luftë, por janë kërcënime. Vijnë për faktin se Rusia e shef veten të dështuar, Ukraina s’ka pasur sukses por as Rusia. U përpoq ta shpërndajë në Banjskë në Mitrovicë të Veriut në Bosnje. Banjska ka qenë agresion ushtarak për të ndarë Mitrovicën dhe për të krijuar trazira në Kosovë.

Edhe Rusia edhe Serbia po përgatitet të sulmojë sërish në Kosovë”.

Gazeta Sot