A do largohen muxhahedinët nga Shqipëria.- Deklarata e Rames …
20 Shtator 2022
Gazeta gjermane “Der Spiegel” zhvilloi një intervistë me kryeministrin Edi Rama duke e pyetur nëse do të pëlqente të largoheshin sot nga Shqipëria mbështetësit e opozitës iraniane MEK pasi sfondi i sulmit kibernetik është prania e tyre.
“Jo, Shqipëria ka një traditë për t’u krenuar për të strehuar njerëzit në rrezik. Dhe aleanca jonë strategjike me SHBA-në nuk mund të nënkuptojë thjesht se Uashingtoni ka gjithmonë mbështetjen tonë. Ndonjëherë duhet ta ndihmojmë edhe SHBA-në. Shqiptarët u detyrohen shumë amerikanëve”, tha Rama.
Në vitin 2013 qeveria shqiptare pranoi strehimin e rreth 3.000 anëtarëve të opozitës MEK, pas kërkesës të Washingtonit. Që prej asaj kohe Irani e shpalli Shqipërinë si një vend armik. Produkt i kësaj armiqësie të Teheranit janë edhe sulmet kibernetike për të cilat Microsoft dhe qeveria shqiptare deklaruan me siguri autorësinë e Iranit.