A do përsëritet precedenti i Sandër Lleshajt? -Lëvizja taktike që po planifikon Edi Rama
4 Qershor 2022
Bajram Begaj është kandidati i propozuar nga PS për postin e presidentit të ri të vendit. Kandidatura e tij do të votohet sot në seancën e posaçme të Kuvendit.
Mirëpo gjërat duket se nuk po shkojnë sipas planit. Begaj aktualisht mban postin e shefit të Shtrabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Për të nisur rrugëtimin e tij drejt Presidencës, ai duhet të lirohet nga detyra aktuale. Sipas Kushtetutës, presidenti nuk mund të mbajë asnjë detyrë tjetër publike.
Begaj e ka paraqitur dorëheqjen e tij te ministri i Mbrojtjes, por edhe tek presidenti Ilir Meta, i cili është edhe Komandat i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura.
Duket se këtu nis edhe ngërçi. Ndërkohë që PS duhet të depozitojë kandidaturën e Begajt në Kuvend këtë mesditë, ai ende rezulton në detyrë te FA. Nga ana tjetër, socialistët presin firmën e Metës për lirimin e tij nga detyra, por ky i fundit ndodhet në Stamboll.
Sjellim në vëmendje se një situatë e ngjashme ndodhi me Sandër Lleshajn, të cilin kryeministri Edi Rama e emëroi ministër të Brendshëm, por Meta nuk pranonte asokohe për ta liruar nga detyrat e tij ushtarake.
Gazta Sot