A do të futet Sali Berisha në Kuvend? Deputetja Luljeta Bozo bën deklaratën e papritur: SHBA që ka marrë këtë vendim…

6 SHTATOR 2021

Inxhinierja Luljeta Bozo do të jetë këtë sesion të ri parlamentar deputetja më e vjetër në Kuvend. E pyetur në lidhje me diskutimet nëse do të jetë Sali Berisha në Kuvend, Bozo, mban qëndrimin e prerë që këtë e ka në dorë vetëm ish-kryeministri.

Në një intervistë për Euroneës Albania, Bozo është shprehur se Berishën e ka votuar populli.

“SHBA që kanë marrë atë vendim kanë pasur arsye shumë të forta, nuk e diskutoj fare, aq më tepër për një person që ka drejtuar për aq vite. Nëse hyn apo jo në parlament kjo varet nga dëshira e personit vet. Atë e ka votuar populli, ndaj nuk ka asnjë që ta pengojë të hyjë në parlament”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se, në 19 maj 2021, ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij e ngushtë u shpallën persona “non grata” nga Shtete e Bashkuara të Amerikës. Njoftimi u bë nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Gazeta Sot