26 Prill 2025

Kryetari i partisë “Mundësia” Agron Shehaj, i ftuar në “Log” në News24, u shpreh se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim pas zgjedhjeve të 11 majit.

Shehaj tha se “Mundësia” do të jetë partia e parë dhe e vetme që hyn në parlament pa mbështetjen e dy partive të mëdha dhe duke i patur kundër të gjithë partitë.

“Ky është një projekt politik afatgjatë, dhe zgjedhjet e ardhshme janë hapi i parë. Meloni është një shembull që pikërisht duke i qëndruar besnik parimeve dhe premtimeve mund të bëhesh një ditë kryeministër”, tha kreu i “Mundësisë”.

Lidhur me pazaret që Shehaj thotë se i janë ofruar, kreu i partisë “Mundësia”, tha se janë 5 deputetë të PD që kanë shprehur dëshirën ti bashkohen kësaj partie të re politike.

Agron Shehaj: Ne do jemi partia e parë dhe e vetme që hyn në parlament pa mbështetjen e dy partive të mëdha dhe duke i patur kundër të gjithë partitë.

Ky është një projekt politik afatgjatë, dhe zgjedhjet e ardhshme janë hapi i parë.

Meloni është një shembull që pikërisht duke i qëndruar besnik parimeve dhe premtimeve mund të bëhesh një ditë kryeministër.

Ne kemi patur kërkesa, 5 deputetë të PD që do kishin dashur të bëheshin pjesë e partisë “Mundësia”. Kur ti nuk ndan me ata parime, dhe një ditë të bukur dëshiron të bëhesh pjesë, pazare quhet.

BalkanWeb