A do të kandidojë për kreun e PD? Agron Shehaj zbulon vendimin që ka marrë

30 PRILL 2022

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka folur për marrëdhëniet me ish-kryeministrin Sali Berisha, duke thënë se me të ruan raporte mes demokratësh.

Ai tha në “Zonë e Lirë” se nuk do të kandidojë për kreun e PD, pasi shumicën e ka Berisha, ndërsa shtoi se përçarja e opozitës favorizon Ramën.

Pyetje: Marrëdhënia me jote me Sali Berishën?

Shehaj: Mardhënia është normale ,unë jam deputet i PD. Nuk kam patur kontakte me Berishën e përpara.Kishte një përplasje mes Bashës dhe Berishës, isha kandidat për kreun e PD. Basha përdori Berishën për t’u zgjedhur kryetar dhe sigurisht Berisha nuk më mbështeti mua. Pas kësaj filloi përplasja për lidershipin e PD.

Unë vajta dhe verifikova votat dhe ishte e qartë se Berisha kishte shumicën dhe vendosa ti bindem shumicës. Se kush zgjidhet kreu i PD, unë  do të bëj detyrën time. Sot nuk është gjëja e duhur që të kandidoj sepse Berisha ka shumicën dhe jam i bindur se përçarja e opozitës favorizon Ramën.

Pyetje: Të kanë kontaktuar nga ambasada e SHBA?

Shehaj:Jo nuk  kam patur kontakte, por takime. Nuk më është kërkuar që të mbaj qëndrim të caktuar.  Thjesht më kanë thënë qëndrimin e tyre të bërë edhe publik për Berishën. Por unë do të respektoj demokratët që më votuan.

Gazeta Sot