A do të lejohet Fredi Beleri të shkojë në PE? Ja si përgjigjet juristi i njohur
10 Qershor 2024
Në një emision televiziv është diskutuar sot mbi rezultatin e zgjedhjeve në Parlamentin Europian ku ka një fitore të EPP dhe një rritje të partive të ekstremit të djathtë. Pas rezultatit të zgjedhjeve, Presidenti francez, Emmanuel Macron ka vendosur thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme në Francë.
Dhe një tjetër surprizë ishte fitorja e Fredi Belerit si europarlamentar, megjithëse ndodhet në burg në Shqipëri, bazuar në vendimin e GJKKO, për korrupsion zgjedhor. Beleri u kandidua nga partia Nea Demokracia e kryeministrit grek.
Juristi Çlirim Gjata nga grupimi i Rithemelimit, tha se fakti që Beleri u zgjodh në Parlamentin Europian, Gjykata shqiptare nuk mund ta pengojë që ai të shkojë dhe të bëjë betimin. Gjata tha se BE ka ligjet e veta që prevalojnë mbi ligjet shqiptare.
“Historia që ndodh në këtë vend është se Edi Rama prodhoi një histori duke mos e lejuar Belerin të drejtojë bashkinë e Himarës, ndërsa sot nuk mundet ta gëlltisë sot.
Edi Rama ka krijuar probleme me Greqinë për ccështjen Beleri, me Kosovën për ndarjen e kufijve, me Italinë, e cila zien, për ato kampet e refugjatëve.
A është takuar Edi Rama me Fredi Belerin dhe a i ka kërkuar të kandidojë për Bashkinë e Himarës në logon e PS? Unë e di që po, madje Beleri ia ka refuzuar duke i thënë nuk mund të bëhem dot i majtë.
Qeveria jonë është e detyruar sot të lejojë Belerin të shkojë të bëjë betimin në Parlamentin Europian, pasi ligjet europiane prevalojnë mbi ato shqiptare”, tha Gjata.