A do të mblidhet Kuvendi Kombëtar? Basha: – Sali Berisha nuk ka mbifuqi. Nuk ka për të pasur, sa të jem unë kryetar
A do të mblidhet Kuvendi Kombëtar? Basha: – Sali Berisha nuk ka mbifuqi. Nuk ka për të pasur, sa të jem unë kryetar
23 Tetor 2021
Kryetari i PD-se i dërgon Berishës mesazhin se nuk do ta mbledhë Kuvendin.
Lulzim Basha: Unë kam thënë që detyra e kryetarit të PD është zbatimi i statutit dhe neni 3 është i qartë sa i takon orientimit euroatlantik.
Kuvend kombëtar që të marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane nuk ka për të pasur kurrë sa të jem unë kryetar i partisë.
Dhe qëllimi të paktën për momentin është të përfundoj mandatin e dhënë nga shumica dërrmuese e demokratëve duke e çuar këtë parti drejt objektivave të saj që është rrëzimi i regjimit të Edi Ramës dhe sjellja e PD-së në këtë pushtet.
Njeriu që bërtet statuti, statute, shpall dhe i jep vetes kompetenca që nuk I ka dhe nuk mund ti ketë në statut. Sali Berisha nuk ka ndonjë mbifuqi nga statuti për të thirrur asnjë institucion të partisë. Partia ka institucionet e saj dhe statuti e procedurat si mblidhen institucionet janë të qarta. Sali Berisha mund të thërrasë institucione paralele në përpjekjet për të bërë partinë bunker për interesa personale por PD ka prioritete të tjera. Shqipëria e shqiptarët kanë halle të tjera.
Kuvend kombëtar kam thirrur e thërras sa herë që të ketë çështje statutore, por institucione paralele dhe bunker nuk thërras dot sepse atë nuk ma lejon statuti.
Berisha dje nga foltorja e Beratit u shpreh se javën tjetër do të shpallej mbledhja e Kuvendit Kombëtar.
Nga OraNews