27 Janar 2024

Për herë të parë në 15 vite, SHBA po planifikon të vendosë armë bërthamore në Mbretërinë e Bashkuar.

Mediat britanike raportojnë se një hap i tillë po ndërmerret nën kërcënimin në rritje nga Rusia.

The Guardian raporton se armët do kenë një fuqi tre herë më të forta se bomba e përdorur në Hiroshima.

Kujtojmë se një hap i tillë u ndërmor edhe periudhën e luftës së Ftohtë, por se u hoqën në vitin 2008.

“Mbetet një politikë e vjetër e Mbretërisë së Bashkuar dhe NATO-s që të mos konfirmojnë apo mohojnë praninë e armëve bërthamore në një vend të caktuar”, tha mbi rastin një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes .

Kohët e fundit ka pasur thirrje nga figura të larta në të dy anët e Atlantikut që Britania e Madhe të përgatitet në rast të një lufte të mundshme midis forcave të NATO-s dhe Rusisë. Në fillim të kësaj jave, gjenerali Sir Patrick Sanders, kreu në largim i ushtrisë britanike, tha se radhët e ushtrisë prej 74,000 trupash duhet të forcohen nga të paktën 45,000 rezervistë dhe qytetarë, në mënyrë që të jenë më të përgatitur për konflikt të mundshëm.

Carlos Del Toro, sekretari i marinës amerikane, i ka kërkuar Mbretërisë së Bashkuar të “rivlerësojë” madhësinë e forcave të saj të armatosura duke pasur parasysh “kërcënimet që ekzistojnë sot”.

Balkanweb