A do të shkarkohet Ilir Meta? Saimir Vishaj tregon çfarë mund të ndodhë: – Jemi në pritje të…
A do të shkarkohet Ilir Meta? Saimir Vishaj tregon çfarë mund të ndodhë: – Jemi në pritje të…
Avokati Saimir Vishaj duke komentuar nismën e Partisë Socialiste për të shkarkuar nga posti presidentin Ilir Meta tha se maxhoranca nuk ka të drejtë të marrë veprime politike pa u certifikuar zgjedhjet.
Ai theksoi se duhet fillimisht që KQZ të certifikojë zgjedhjet e më pas ata të veprojnë.
“Për sa kohë maxhoranca nuk është e certifikuar nuk mund të marrë veprime politike. Nuk është kompetencë e parlamentit. Nëse do të flasim si jurist nuk na takon të lëmë emocionin para kushtetutës. Presidenti ka një kompetencë lëndore që i merr për bazë vetëm SPAK. Nëse kemi thirrje apo nxitje kundër turmave e ka në dorë vetëm SPAKU. Ata po punojnë tej normave. Deri më sot komisionet hetimore kanë dështuar. Nëse sot do të vetëquhesh maxhorancë duhet të certifikohen zgjedhjet pastaj. Vetëm për ligje të jashtëzakonshme është maxhorancë. Nuk e kalon dot sepse ky presidenti ka dalë me propozim të 23 deputetë nga vota të përbashkëta të subjekteve politike. Ata që janë në parlament janë zgjedhur me listat sepse u ra fati. Jemi në pritje të një qetësie për të dëgjuar KQZ për certifikim të zgjedhjeve. Sot duhet të flitet a është shkelur kushtetuta”, tha avokati.
Gazeta Sot