7 Prill 2023

Shefja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE-ODIHR për zgjedhjet vendore të 14 Majit, Audrey Glover ka folur ditën e sotme për procesin zgjedhor në Shqipëri dhe fushatën para 14 Majit.

Ajo u shpreh se do ta vëzhgojnë procesin. “Është e kuptueshmne që ne nuk i krahasojmë një palë zgjedhje me të tjerat, ne do të vëzhgojmë këtë proces”, tha ajo.

Glover theksoi se do të ndjekin me kujdes shkeljet e Kodit Zgjedhor nga kandidatët për kryebashkiakë.  “Në një raport që erdhi para se të vinte misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve është evidentuar kjo fushë si një fushat me më rëndësi. Dhe ne do i kushtojmë shumë kujdes vëzhgimit të kësaj pjese”, u shpreh ajo.

Ajo nuk e përjashtoi mundësinë e takimit me Sali Berishën. “Do të isha shumë e lumtur të takoja me cilido që është i përfshirë në këtë proces zgjedhor”.