“A do ti shkojë letra e OFL-së ish-ministrit Saimir Tahiri?”, ja si përgjigjet Sandër Lleshaj
“A do ti shkojë letra e OFL-së ish-ministrit Saimir Tahiri?”, ja si përgjigjet Sandër Lleshaj
6 SHKURT 2020
Ministri Sandër Lleshaj është pyetur në emisionin “Open”, nëse fleta për deklarimin e pasurisë do i shkojë apo jo ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Senjamini: A do ti shkojë letra e OFL-së ish-ministrit Saimir Tahiri?- e pyeti Sejamini.
Lleshaj: Nuk i zgjedh unë personat që u shkon letra. Do i shkojë çdo personi që është dënuar që thuhetn ë nenin 5.
Senjamini: Po Tahiri është akuzuar si anëtar i një grupi kriminal për trafik droge.
Lleshaj: Nuk e di aq saktësisht çështjen e Tahirit sepse i kam përqëndruar energjitë tek fusha të tjera.
Senjamini: Po politikanët pse nuk janë pjesë. Sepse publiku shqiptar që të ketë besim te drejtësia do që të ketë politikanë të dënuar. Pse nuk janë politikanët pjesë e këtij ligji?.
Lleshaj: Për korrupsionin ka një ligj të tjetër.
Gazeta Sot