A do vijnë kuksianët që kanë sharë Ramën për të votuar PD-në? Gazetari shqiptar në Londër zbulon çfarë është parashikuar të dielën nga Air Albania
A do vijnë kuksianët që kanë sharë Ramën për të votuar PD-në? Gazetari shqiptar në Londër zbulon çfarë është parashikuar të dielën nga Air Albania
16 PRILL 2021
Air Albania diten e diele ne oren 08:00 te mengjesit, do te jete Londer-Tirane dhe jo Londer-Kukes.
Gazetari shqiptar në Londër, Arben Manaj thotë se fluturimi i Air Albania ditën e dielë në mëngjes do të jetë Londër-Tiranë dhe jo Londër-Kukës, për të sjellë për të votuar kuksianët që sipas kryeministrit e kanë sharë në mediat sociale.
Manaj përmes një shënimi në rrjete sociale thotë se e ka konfirmuar vetë aeroporti i Londrës Stanstead.
Më pas ndoshta avioni niset nga aty për në Kukës, dhe kjo sepse nuk fluturon dot nga Londra në Kukës, për shkak të rregullave europiane të fluturimit.
Shënimi Ben Manajt:
Aeroporti i Stanstead ne Londer konfirmoj zyrtarisht permes zedhenesit te saj te Qendres se Medias per TCH ne Londer se fluturimi i Air Albania diten e diele ne oren 08:00 te mengjesit, do te jete Londer-Tirane dhe jo Londer-Kukes, per te sjell kuksianet qe e kane share Ramen ne mediat sociale, sic thote Kryeministri! Pas uljes ne Tirane ku me siguri do hypi edhe Kryeministri Rama, avjoni, do bej fluturimin Tirane-Kukes! Fakti qe nuk fluturon direkt Londer-Kukes ndoshta ka te bej me rregullat evropiane te fluturimit per shkak te aeroportit te ri, i cili nuk eshte 100 perqind i gatshem momentalisht per fluturime nderkombetare!
Gazeta Sot