A duhet te Alarmohemi? – Stuhia “Frederik” mbërrin në Shqipëri, pritet përkeqësimi i kushteve atmosferike në të gjithë territorin, kini kujdes në këto orare
A duhet te Alarmohemi?
– Stuhia “Frederik” mbërrin në Shqipëri, pritet përkeqësimi i kushteve atmosferike në të gjithë territorin, kini kujdes në këto orare
Europa po përballet me një katastrofë nga përmbytjet si pasojë e reshjeve. Stuhia “Frederik” ka nisur ndikimin e saj në kushtet e motit mbi Shqipëri. Sasitë e shirave deri në këto momente kanë shënuar nga 5 deri në 20 mm megjithatë rreth orës 13:00 pritet fuqizim i stuhive në territor.
Më problematike paraqitet situata nga ora 13:00 deri në 19:00 të mbrëmjes, ku veriu dhe zonat qendrore do të kalojnë në kushtet e stuhive me rrebeshe shiu dhe shkarkesa elektrike.
Priten sasi të reshjeve nga 30-50 mm përgjatë këtyre 6-oreve në qarqet Pukë, Shkodër, Lezhë, Dibër, Tiranë, Durrës dhe Elbasan, ku do të ketë edhe përmbytje krejt lokale dhe afatshkurtra vetëm si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve.
Era do të forcohet nga mesdita dhe në brigjet detare dallgëzimi ngjitet në 3-4 ballë; në det të hapur priten dallgë deri 6 ballë. Rajoni i Ballkanit, kryesisht fqinjët veriorë paraqiten në një situatë më problematike se Shqipëria dhe Maqedonia Veriore nga e marta dhe në vijim.
Gazeta Sot.