A e dinit që Valentini nuk është “shenjti i dashurisë” dhe që nga 1969 nuk ekziston më në kalendarin fetar?

14 shkurt 2022

14 shkurti vijon të mbajë emrin e Valentinit dhe të festohet si ditë e të dashuruarve për gëzimin e tyre dhe tê tregtarëve, sigurisht.

Shën Valentini është një legjendë metropolitane, që ka nisur të rrëfehet në fillim të viteve 1800 nga shkrimtarët evangjelistë të Anglisë së kohës së mbretëreshës Viktoria.

Shën Valentini ka ekzistuar, por në të vërtetë, ai nuk ka qenë shenjti i dashurisë. Shën Rafaeli është mbrojtësi i zemrave të dashuruara dhe shenjtori i takimeve të këndshme, flirteve dhe romancave.

Në vitin 1969 Kisha e hoqi fare Valentinin nga kalendari zyrtar i emrave të shenjtëve. Sipas këtij kalendari, 14 shkurti është dita kur përkujtohen shenjtorët Ciril dhe Metodi, të cilët shkuan të përhapnin ungjillin në Rusi, në shekullin e nëntë.

Por pavarësisht kësaj, festa që mban emrin e shenjtit të “gabuar”, celebrohet tashmë si dita e dashurisë.

Kjo festë mbërriti në Amerikë në vitet 1845 dhe nuk u quajt Shën Valentin, por thjesht Dita e Valentinit, si dhe dita e ndjenjave të mira (jo vetëm e dashurisë).

Pati një sukses shumë të madh, gazetat e kësaj kohe flasin për “një epidemi” apo për një “mani kolektive”.

Fëmijët u dërgonin “Valentinë” mësueseve, revistat u shpjegonin lëneshave si të gjenin burrë me anë të një kartoline, burrat u blinin grave të tyre çokollata, të gjithë të bindur se në një fare mënyre po festonin dhe kënaqnin Zotin.

Në Evropë kjo festë ka mbërritur diku nga vitet ’60. Por ka shumë interpretë festash që thonë se Shën Valentini ka një të kaluar 2.000 vjeçare dhe nëpër shekuj është festuar nga kultura të ndryshme.

Në shekullin e 16-të, si shenjë dashurie jepeshin dhurata të këtilla si; dorëza, çorape dhe shami. Në shekullin e 17-të, puritanët amerikanë, që ishin një shoqëri e krishterë, me arsyetimin se dita e të dashuruarve është një besim i kotë, u munduan ta ndalonin.

Edhe këtë herë dashuria triumfoi. 14 shkurti vijon të mbajë emrin e Valentinit dhe të festohet si ditë e të dashuruarve për gëzimin e tyre dhe tê tregtarëve, sigurisht.

Gazeta Dita