A e gjetët sot makinën tuaj të ‘larë’ në baltë? Fenomeni atmosferik që preku Shqipërinë gjatë natës
A e gjetët sot makinën tuaj të ‘larë’ në baltë? Fenomeni atmosferik që preku Shqipërinë gjatë natës
– 22.04.22
Dita e sotme do të jetë me alternime kthjellimesh të pakta dhe vranësirash të shpeshta, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriore. Qarkullimi atmosferik favorizon transportin e pluhurit nga Afrika Veriore, me përqendrime të shtuara kryesisht në detin Jon. Kjo bën që reshjet e shiut të shoqërohen me baltë.
Sipas Meteoalb, pjesa e dytë e ditës do të sjellë shtim të vranësirave në të gjithë Shqipërinë duke gjeneruar reshje shiu në të gjithën territorin. Më të dukshme reshjet e shiut do të jenë në zonat Veriperëndimore.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 23°C. Era do të fryjë e mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë.
Gazeta Shqiptare