A e hapi policia kordonin mbrojtës, apo u ça nga protestuesit. –

16 shkurt 2019

Ashtu siç u paralajmëruar edhe dje nga forcat e rendit, në protestën e sotme të opozitës pati dhunë.

Protestuesit kanë hedhur molotov dhe gurë në drejtim të kryeministrisë, shkatërruan skelat si dhe thyen xhamat në tentativë për të hyrë brenda godinës.

Opozita akuzoi policinë dhe qeverinë për provokim të qytetarëve dhe nxitje të dhunës.

Basha tha se policia e hapi vetë gardhin mbrojtës për të lejuar qytetarët të sulmonin kryeministrinë.

Video e mëposhtme jep një pamje të qartë, nëse ishte policia ajo që hapi kordonin mbrojtës, apo u ça nga protestuesit.

Gazeta Dita