A e shkelën ligjin patronazhistët e PS? Balla i mbron: Bënë një punë të shkëlqyer, patëm fitore historike
A e shkelën ligjin patronazhistët e PS? Balla i mbron: Bënë një punë të shkëlqyer, patëm fitore historike
27 DHJETOR 2021
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla e ka cilësuar si kriminale daljen e të dhënave personale për pagat dhe numrat e telefonit dhe sipas tij kjo do të ketë edhe pasoja sociale dhe është një përpjekje për destabilizim.
“Unë në gjithë këto vite në Kuvend e politikë kam nxjerrë konkluzionin që në momentin që prokuroria hyn në hetim sduhen bërë komente. person ii përfshirë në këtë ngjarje të rëndë kriminale, një përpjekje për destabilizim. Janë të dhëna shumë konfidenciale, që prishin marrëdhënien në shumë raste. Dalja e të dhënave përpjekje kriminale që kërkon destabilizimin e shtetit, të hetohet dhe të nxirret sa më shpejt përgjegjësit përpara drejtësisë”, tha Balla në konferencën për shtyp.
Ai shtoi se nxjerja e këtye të dhënave “është sa sulm kibernetik aq edhe rrjedhje të dhënash. Ndëshkimi më i madh për këtë rast, që të parandalohen në të ardhmen. Të hetohet edhe fshehja e deklarimeve, apo deklarime të rreme, i bën mirë një hetimi të plotë. Nuk do hyj në komente të tjera.” u shpreh Balla, ndërsa parandaloi ashpërsim të penaliteteve, në rast të shkeljes së ligjit për të dhënat personale”.
“Prokuroria e policia janë në rolin e duhur, dhe këtu duhet të vijmë në një ide konkrete. Kam shfletuar këto ditë legjislacionin për të dhënat personale, ka ardhur momenti që të ndryshojmë penalitetit. Në rastin tonë gjobat që vendosen janë shumë të ulëta, nëse i referohemi legjislacionit europian janë shumë më lart. Ka ardhur koha të rishohim edhe një herë gjithë nivelin e penaliteteve në rast të thyerjes së ligjit për të dhënat personale.’ – u shpreh Balla.
Por pyetjes se sa e kanë shkelur patronizhistët të dhënat konfidenciale me mbledhjen e të dhënave nga zgjedhësit, Balla i mbrojti njerëzit e tij që përpunuan të dhënat nga selia e PS-së.
“Falënderoj patronazhistët që kanë bërë një punë të shkëlqyer, e çdo mbështetës për zgjedhjet e 25 prillit, ishte një fitore historike, Procesi i patronizhimit elektoral ishte si çdo parti tjetër në Europë. Asnjë nga patronazishtët nuk ka shkelur asnjë shkelje ligji apo penale në rast se doni”, theksoi Balla.
Gazeta Shqip