A ekziston rreziku që Serbia të sulmojë ushtarakisht Kosovën?
5 Maji 2024
A ekziston rreziku që Serbia të sulmojë ushtarakisht Kosovën, siç kanë artikuluar liderët politikë në Prishtinë?
Kjo pyetje iu bë Komandantit të Misionit të NATO-s në Kosovë, Ozkan Ulutas
“Ne vazhdimisht monitorojmë të gjitha zhvillimet që mund të ndikojnë në sigurinë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal. KFOR-i ka burime të mira dhe është krijuar për t’u përballur me të gjitha sfidat që ndikojnë sigurinë”, ka thënë ai në një intervistë për mediumin serb me seli në Kosovë, Kosovo Online.
Pra ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e një sulmi, ndaj është pyetur nëse në të ardhmen e planifikohet të rritet numri i pjesëtarëve të KFOR-it në Kosovë.
“Ne gjithmonë do të sigurojmë që misioni ynë të mbetet i pajisur mirë dhe i vendosur mirë për të vazhduar zbatimin e mandatit. Jemi reaguesi i tretë i sigurisë, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit EULEX – ishte përgjigja e kryeushtarakut Ulutas