“A ka hipokrizi më të madhe?”, Berisha zbulon mesazhin e koduar që kryeministri Rama dërgoi për SPAK-un
“A ka hipokrizi më të madhe?”, Berisha zbulon mesazhin e koduar që kryeministri Rama dërgoi për SPAK-un
24 DHJETOR 2021
Dje kryeministri Edi Rama, kërkoi falje për skandalin e publikimit të rrogave të më shumë se 630 mijë qytetarëve. Sot ish kryeministri Sali Berisha, tha se kjo ishte një hipokrizi nga ana e tij, dhe vuri në dukje edhe faktin që pranë tij në konferencë qëndronte drejtoresha e AKSHI. Sipas Berishës, ky veprim kishte pasur një mesazh të koduar për SPAK.
Berisha: A ka hipokrizi më të madhe? A kishte në krah përgjegjësen, drejtoreshën e AKSH? E di pse? Për t’i thënë SPAK-ut guxo po deshe. Ajo është autorja e dhjetërave tenderave sekrete të cilat janë rritur më shumë se 15 herë krahasuar me vitin 2013. Kurrë atëherë nuk janë zhvilluar tendera sekretë. Edi Rama i shndërroi tenderat sekretë në një ligj nëpërmjet narkozyrtares më të madhe.
Gazeta Sot