A ka një marrëdhënie të fshehtë mes Ramës dhe Bashës? Përgjigjet Jozefina Topalli: – E pabesueshme ajo çfarë do ndodhi sot.
A ka një marrëdhënie të fshehtë mes Ramës dhe Bashës? Përgjigjet Jozefina Topalli: – E pabesueshme ajo çfarë do ndodhi sot.
16 SHTATOR 2021
Jozefina Topalli ngre dyshime se kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD Lulzim Basha u shfaqën sot në parlament në orën 18:00, pasi kishin bërë marrëveshje për të “eklipsuar” Sali Berishën.
Lulzim Basha refuzoi të flasë në Kuvend për gati dy orë ditën e sotme, duke insistuar që në sallë të ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Por kreu i qeverisë mbërriti në Kuvend në orën 18:00 në të njëjtën kohë kur ish-kryeministri Sali Berisha nisi takimin kundër Bashës.
“Fakti që askush nuk dëgjonte parlamentin sot, programin e qeverisë. Sot ne nuk kemi opozitë. Ke një që quhet opozitë por nuk është opozitë. Unë e kam thënë, ata janë bashkë. Edhe sot kur e lanë në orën 6, është e pabesueshme”, u shpreh Topalli në Opinion.
Gazeta Sot