A ka një plan opozita për zgjedhje të parakohshme pas Reformës Zgjedhore? Flet Erisa Xhixho
A ka një plan opozita për zgjedhje të parakohshme pas Reformës Zgjedhore? Flet Erisa Xhixho
18 Janar, 2020
Nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho ishte e ftuar sot në studion e lajmeve të Fax Neës, ku foli mbi uljen e partive politike në një tryezë për Reformën Zgjedhore.
Sipas Xhixhos kjo ishte një lëvizje e opozitës bë të mirën e vendit, sa kohë që Reforma Zgjedhore mbetet një nga kushtet e Bundestagut gjerman për çeljen e negociatave me Shqipërinë.
Xhixho foli dhe për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, për të cilat tha se janë e vetmja mundësi për rikthimin e legjitimitetit institucioneve.
“Mendoj që është një tryezë që duhet të prodhojë disa rregulla loje, që i jep fund sajhitblerjes së votës, dhe që ndan politikën nga krimi i organizuar. Vetëm kështu mund të arrijmë ato klushte që i duhen Shqipërisë për tu integruar në BE.
LSI është ulur në atë tryezë për të parë interesin e Shqipërisë mbi të gjitha, pasi me hapjen e negociatave do të rriten standardet e jetesës dhe nga BE do të ketë një monitorim më të madh për vendin tonë.
Opozita e ka shprehur se ky është i vetmi kush që i kërkohet nga Bundestagu gjerman, është e vetmja gjë që ka në dorë.
Duhet të ketë Reforma që i rezistojnë kohës, në disa fusha prioritare për vendin si shëndetësia apo arsimi duhet medoemos që të ketë dialog.
Zgjedhjet janë e vetmja mundësi për të rikthyer legjitimitetin e Kuvendit, jemi në një situatë ku ka 122 deputetë nga 140 që ka me Kushtetutë, kemi një sistem gjyqësor ku nuk ka një Gjykatë Kushtetuese, kemi SPAK-un që duhet të konfirmojë mbështetjen nga qytetarët dhe nga ligjvënësit, duhet të kemi hetim të zyrtarëve të lartë”, u shpreh mes të tjerave Xhixho.
Gazeta Telegraf