A mbani përgjegjësi? Arben Ahmetaj zihet ngushtë kur e pyesin për arrestimin e Lefter Kokës: Përballja me drejtësinë….

Nga OraNews

15 Dhjetor 2021

Zv. Kryeministri Arben Ahmetaj është zënë ngushtë sot nga pyetja e gazetares lidhur me arrestimin e ish ministrit të Mjedisit Lefter Koka.

Pyetja: A mban qeveria përgjegjësi politike institucionale apo morale që një sërë ministrish kanë lejuar, sipas SPAK që kolegu Lefter Koka me një dorë të vetme, me një tender të marrë përafërisht 4 milionë dollarë ryshfet. A kanë qenë motivet e kolegëve tuaj në ministri të ngjashme me ëkto të Leftr Kokës për të mbyllur sytë në kët proces?

Ahmetaj: “Përballja me drejtësinë është individuale, nuk është as kolektive as politike”

Përgjigjja e zv/ kryeministrit ishte e shkurtër dhe menjëherë tentoi të hynte në godinën e kryeministrisë por u ndalua nga një gazetar tjetër i cili e pyeti se ku do të përfundojnë mbetjet e Elbasanit, Ahmetaj tha: “Ka një procedurë ligjore qoftë për asetin publik të incineratorit të Elbasanit”.