A mund të ndikojë Trump në non gratën e Berishës? Lubonja habit me përgjigjen e tij
21 Janar 2025
Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në një emision televiziv u pyet nëse ekziston mundësia që me ardhjen në pushtet të Donald Trump në Amerikë, të hiqet non grata e Sali Berishës.
Lubonja tha se ekziston një shans i vogël përmes lobimeve. Por, Lubonja shtoi se Trump ka treguar se adhuron njerëzit që kanë pushtet e parë në këtë prizëm, Trump do mbështeste më tepër Ramën sesa Berishën.
Fatos Lubonja: Donald Trump e ka treguar se adhuron njerëzit që kanë pushtet. Nëse Trump do shohë një njeri të fuqishëm në Shqipëri ai është Edi Rama dhe jo Sali Berisha. Aq më tepër që Rama ka interesa ekonomike me dhëndrin e Trump, Kushner.