A po bëhet Kina gati për luftë? – Pekini nis riorganizim shumë të madh të ushtrisë, çfarë po paralajmërohet
23 Prill 2024
Udhëheqësi kinez Xi Jinping ka urdhëruar riorganizimin më të madh të ushtrisë së vendit që nga viti 2015, duke përfshirë një rregullim të madh të departamentit të luftës kibernetike.
Kina do të mbyllë Forcën e Mbështetjes Strategjike, një degë e krijuar gati nëntë vjet më parë për të unifikuar dhe koordinuar më lehtë përpjekjet ushtarake në hapësirë, hapësirën kibernetike dhe luftën politike dhe elektronike, njoftoi agjencia shtetërore. Presidenti kinez bëri thirrje për krijimin e një dege krejtësisht të re të ushtrisë të quajtur Forca Mbështetëse e Informacionit. Të gjitha departamentet ushtarake përgjegjëse për hapësirën dhe luftën kibernetike, më parë nën komandën e Forcave Mbështetëse Strategjike, do të forcohen dhe integrohen. Jinping theksoi se dega e re e ushtrisë “do të ofrojë mbështetje kyçe në koordinimin e krijimit dhe përdorimit të hapësirës kibernetike dhe sistemeve të informacionit”.
Ky ristrukturim është pjesë e luftës së vazhdueshme për përparësi dhe ndikim global midis ekonomisë së dytë më të madhe në botë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Dhe ndërsa hapësira mbetet një fushë beteje mjaft abstrakte, lufta kibernetike po shfaqet si një fushë beteje kryesore sot dhe në të ardhmen e afërt. Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Zelanda e Re e kanë akuzuar vazhdimisht Kinën për sponsorizimin e aktiviteteve dashakeqe nga hakerat që synojnë institucionet dhe proceset demokratike.