A po dështon reforma në drejtësi? Donald Lu: Gjyqtarë dhe prokurorë nuk mundën dot të… -
A po dështon reforma në drejtësi? Donald Lu: Gjyqtarë dhe prokurorë nuk mundën dot të… -
23/06/2018,
Ambasadori i SHBA në vendin tonë Donald Lu, e vlerëson ecurinë e procesit të vettingut në vendin tonë. I pyetur lidhur me pretendimet e disa njerëzve që kanë thënë se “reforma në drejtësi po bllokon sistemin e drejtësisë dhe po dështon”, ambasadori Lu ka shprehur qëndrimin e tij.
Ai thotë se me zbatimin e deritanishëm të procesit të vettingut, shumë gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar sepse nuk mundeshin të justifikonin pasurinë e tyre të madhe.
“Vetingu po funksionon. Shumë gjykatës dhe prokurorë janë shkarkuar sepse nuk mundeshin të justifikonin pasurinë e tyre të madhe apo të tregonin se kishin integritetin e duhur për t’i shërbyer drejtësisë në Shqipëri. Disa njerëz e kanë kritikuar procesin sepse ka penguar funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Unë nuk mendoj kështu. Ishte korrupsioni që pengoi funksionimin e këtyre gjykatave për vite me radhë. Vettingu po e ndreq këtë. Së shpejti Shqipëria do të ketë një sistem me gjykatës dhe prokurorë të pastër, që e kanë kaluar vettingun. Ai sistem është e ardhmja e Shqipërisë”, deklaroi Donald Lu për BW.