A po e kontrollon qeveria SPAK? Ja si përgjigjet juristi i njohur
8 Maji 2024
Nga ana e opozitës, deri më sot janë artikuluar shpesh herë akuza se qeveria po kontrollon punën e SPAK.
I të njëtit mendim ishte edhe juristi Redon Meksi, i cili ka qënë i ftuar në një emision televiziv u shpreh se reforma në drejtësi ka qenë e gabuar. Ai e vijoi argumentin e tij, duke thënë se ndryshimi i vetëm ishte heqja e gjyqtarëve dhe prokurorëve të pabindur dhe vendosja e atyre që kontrollohen nga politika.
Meksi theksoi më tej se Rama në fjalimin e djeshëm u dha edhe një mesazh të vetëve, që nëse ai do i dorëzon para drejtësisë, në të kundërt shpëtojnë.
“Reforma në drejtësi ishte më e gabuara. Problemi ishte tek njerëzit, jo tek institucionet. Reforma e re solli dy komisione të reja vettingu që kontrollohen nga politika. Hoqi gjyqtarët dhe prokurorrët që nuk i bindeshin dhe solli të vetët. Fjalimi i djeshëm i Edi Ramës ishte mesazh ndaj të vetëve. Që po desha unë ju kap po desha unë shpëtoni. A është thirrur si person që ka dijeni për inceneratorët, a ka firmosur ai vendimet. Edhe lali Eri kur po pyetet? Duhet të ishte pyetur dy vite më parë”, tha Meksi.
Gazeta Sot