A po i mbron shqiptarët vaksina kundër tuberkulozit e bërë që fëmijë? Epidemiologu i njohur i jep përgjigje pyetjes që po e bëjnë të gjithë
A po i mbron shqiptarët vaksina kundër tuberkulozit e bërë që fëmijë? Epidemiologu i njohur i jep përgjigje pyetjes që po e bëjnë të gjithë
31 MARS 2020
Epidemiologu i gjenomikës dhe nutrigjenomikës Erand Llanaj, ka komentuar studimin austrialian se po verifikohet testimi njerëzor në shkallë të gjerë për të parë nëse një vaksinë e përdorur prej dekadash për të parandaluar tuberkulozin mund të mbrojë punonjësit e kujdesit shëndetësor nga infektimi me COVID-19.
“Në Shqipëri nuk mund të faktohet, edhe pse ka pasur vaksinim në masë, ka pasur një kalim brezash dhe vaksina nuk ka efekt nga brezi në brez. Kjo vaksinë nuk mbron nga virusi por do ta kalosh më lehtë. Duke qenë se është vaksinë bazë imikobakter, pra një bakter, është identik dhe unë pashë gjenet e tij, janë identike si të tuberkulozit vetëm ndryshon se prodhon 2 proteina. Vaksina përdoret që në 1921 kryesisht te fëmijët. Nga eksperimentet kanë vënë re që ka pasur dhe përgjigje jo specifike. Është përdorur dhe për uljen e incidencës së alergjive dhe disa lloj kancerash”, tha ai për Ora News.
Nga: Gazeta Sot