A po injorohet Rama nga NATO? – Kryeministri nuk ka ftesë për samitin në Lituani
7 Mars 2023
Ditën e sotme Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një vizitë të nivelit të lartë në selinë qendrore të NATO-s, ku u shfaq në krah të Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.
Ky i fundit foli me fjalët më të mira për Begajn, ndërsa tha se NATO mbetet e angazhuar në Shqipëri. Para pak ditësh u paralajmërua se Begaj do bënte një vizitë të profilit të lartë.
Por nuk ishte ky fakti më interesant i atij lajmërimi. Presidenti Begaj bëri me dije se qëllimi i vizitës do ishte diskutimi për pritshmëritë e samitit të radhës të NATO-s në Vilnius të Lituanisë.
Kjo nënkuptonte se në samitin më të rëndësishëm të NATO-s, nuk do të ishte i pranishëm kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Në median sociale pati spekulime se NATO po e injoron kryeministrin shqiptar, pasi u mësua se ky i fundit ka korruptuar një nga agjentët më të lartë të kundërzbulimit në SHBA, duke cenuar kështu direkt sigurinë kombëtare të aleatit kryesor të Shqipërisë, por mbi të gjitha të vendit udhëheqës të NATO-s.
Gazeta Sot