8 Qershor, 2022

Ditën e sotme është duke u zhvilluar Samiti i Ballkanit të Hapur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku pjesëmarrës kanë qenë edhe përfaqësues të Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës.

Gjatë Samitit, përpara konferencës së përbashkët për shtyp, kryeministri shqiptar Edi Rama ishte nën shoqërinë e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti dhe kryeministrit malazez Dritan Abazoviç.

Pranë tyre është afruar një gazetar i cili e ka pyetur Ramën nëse i mungon Kosova por ky i fundit ja preu shkurt duke i thënë që ti lërë rehat dhe se nuk është në konferencë për t’u përgjigjur.

Takimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama me  Ali Ahmetin i është bashkangjitur edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, përcjell TV21. I pyetur nga TV21 nëse tavolinës i mungon Kosova, kryeministri Rama tha se nuk ka konferencë për shtyp për të bërë pyetje.

Pjesë nga dialogu:

Gazetari: Apo ju mungon Kosova këtu zoti Kryeministër?

Rama: Urdhëro?

Gazetari: A ju mungon Kosova në tavolinë?

Rama: 
Po ti ça po bën, po bën intervistë?

Gazetari:
 Jo po pyes.

Rama: 
Brenda është konferenca e shtypit. Tashi na lër ta pimë këtë kafen

Sot (me 8 qershor) po zhvillohet Samiti i radhës i nismës së Ballkanit të Hapur ku përveç Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, sot i është bashkangjitur dhe Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina të cilat u shprehën optimiste për t’u bërë pjesë e saj. Nga vendet e Ballkanin Perëndimor mungonte vetëm Kosova e cila ka një qëndrim kundër dhe ditën e djeshme me anë të një letre dërguar kancelarive europiane informoi se ajo është pro Procesit të Berlinit.

Gazeta Dita