A po sjell ciklon amerikan rasti McGonigal mbi Edi Ramën dhe qeverisjen e tij?
Dosja “McGonigal” është shndërruar në një fortunal, ku në qendër të këtij fenomeni është vënë kreu i Ekzekutivit, Edi Rama.
Nëse do i referohemi dosjes hetimore të agjentit të FBI, duket qartë që KM shqiptar ka një lidhje të fortë me të dhe personat që kanë qenë ndërmjetësit e tij. Takimet e shpeshta të një kryeministri me një personazh që nuk ka asnjë lidhje me politikën shqiptare, ekzekutivin apo me çfarëdolloj institucioni që i përket këtij shteti, janë një pikë e errët për një personazh që drejton shtetin shqiptar, i cili e fut drejtimin e shtetit në hulli spiunësh, personazhesh të dyshimtë apo dhe pazaresh të rëndomta.
Se ç’farë ka ndodhur, ç’farë kanë thurrur, apo në ç’farë aferash janë zhytur KM shqiptar me spiunin McGonigal, me personazhet A,B,C,D apo ZH, ky është një hetim i ndërmarrë nga shteti amerikan dhe padyshim që e ardhmja do të ketë shumë surpriza për KM tonë dhe çetën e tij që janë përfshirë në këtë qerthull.
Pavarësisht se sot kemi të hedhur në mes të mexhilisit një bombë, e cila do të merret vesh pasi specialistët amerikanë të zbardhin nëse është tymuese apo ofensive, situata e KM shqiptar është shumë inkadeshente në raport me aleatin tonë strategjik.
Marrëdhëniet midis kryeministrit shqiptar dhe dhe shtetit amerikan janë prej një viti e gjysëm në nivelin më të ulët që mund të ketë pasur ndonjëherë një kryeministër shqiptar në raport me të vetmin aleat strategjik që ka pasur kombi shqiptar në 30 vitet e fundit.
Edi Rama gjatë gjithë kësaj periudhe vizitën më të suksesshme ka pasur dekorimin nga një fondacion i një aktoreje në SHBA për mikpritjen afgane dhe prej një viti e gjysëm nuk ka takuar as portierin e Departamentit të Shtetit të SHBA, jo më ndonjë drejtor zyre apo burokrat të kësaj strukture.
Prej një viti e gjysëm raportet e tij me SHBA janë të ngrira, ku nuk kanë munguar akuzat e tij ndaj raporteve kritike të shtetit amerikan, të cilat i ka komentuar si copy paste të raporteve të mëparshme dhe llogje të ojq-ve. Prej një viti e gjysëm nuk kanë munguar sulmet e tij ndaj ambasadores amerikane, ku epiteti i vënë ndaj saj si sekretare partie ishte një kulminacion i nervozimit të tij dhe diletatizmit diplomatik dhe politik të tij, në raport me përfaqësuesen e SHBA.
Prej kohësh kryeministri shqiptar ka sfiduar partnerët amerikanë, duke filluar me largimin e Gledis Nanos, drejtorit të SISH, apo dhe rrëzimin e kandidaturës së Ardian Dvoranit si kampioni i antikorrupsionit për shtetin amerikan.
Pika më kulminante e luftës midis SHBA dhe KM shqiptar kapi pikën kulminante gjatë luftës për kapjen e kreut të SPAK, ku deklarata e tij se në emërimin e kreut të SPAK nuk mund të ndërhyjë askush, ku padyshim ambasada amerikane jo dhe jo.
Si përfundoi ajo histori u morr vesh dhe padyshim që amerikanët e sfiduan këtë kryeministër hokatar në mënyrë të turpshme.
Harta memece e izolimit të Edi Ramës nga SHBA ka filluar të flasë. Rasti McGonigal flet shumë, por nuk është argument për të nxitur këtë akullnajë amerikane ndaj Edi Ramës. Situata e tij është shumë herë më komplekse, e vështirë dhe problematike.
Rasti McGonigal është një pjesë e vijës së kuqe të shkelur nga KM shqiptar, por asnjëhëerë nuk është një casus për të nxitur tërbimin e SHBA ndaj tij. Kryeministri shqiptar ndodhet përballë një cikloni që ka lëshuar pikat e para të shiut mbi të dhe qeverinë e tij.
Gazeta Sot