A po vjen paqja? Kremlini jep ‘dritën jeshile’: Gati për negociata mes Biden dhe Putin, nëse SHBA pranon
30 Tetor 2022
Një negociatë për Ukrainën midis presidentëve të Federatës Ruse dhe Shteteve të Bashkuara, Vladimir Putin dhe Joe Biden, mund të zhvillohet nëse Shtetet e Bashkuara duan të dëgjojnë shqetësimet e Moskës dhe t’i kthehen dialogut për garancitë e sigurisë.
Kështu u shpreh Zëdhënësi i Kremlinit. Dmitry Peskov në një intervistë për stacionin televiziv Rossiya-1.
I pyetur se cila mund të jetë një platformë për negociata, Peskov tha: “Dëshira e Shteteve të Bashkuara për të dëgjuar shqetësimet tona”.
Gazeta Sot