A provojnë deklaratat e Bashës një bashkëpunim të fshehtë me Ramën?
A provojnë deklaratat e Bashës një bashkëpunim të fshehtë me Ramën?
14 PRILL 2022
Diplomati Agim Nesho ka komentuar mbrëmjen e sotme ‘sulmin’ që Lulzim Basha bëri ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha duke artikuluar të njëjtën kërkesë të kryeministrit Rama, pra hetimin e personave “non grata” nga SPAK dhe konkretisht të Sali Berishës.
Nesho u shpreh se kjo kërkesë “tregon dobësi.” Sipas tij, “Basha e përfundoi misionin e tij.”
Diplomati Agim Nesho: Kemi një proces të ri në PD që filloi me Kuvendi ne 11 dhjetorit dhe tani në vazhdimësi çdo pengesë tjetër që krijohet nga Gjykata si kërkesa për të shtyrë një vendim të drejtë, ashtu edhe kërkesat dhe presionet që bën pushteti ndaj SPAK, të gjitha këto tregojnë që PD-ja po ngrihet si një fuqi alternative, një nevojë e domosdoshme e shoqërisë shqiptare. Ky shtet ka një problematikë të tmerrshme që fillon në të gjitha proceset, si nga kapja e shtetit, lidhja me krimin e organizuar dhe deri te problemet që kanë të bëjnë me ekonominë.
A provojnë deklaratat e Bashës një bashkëpunim të fshehtë me Ramën siç pretendojnë mbështetësit e Berishës në dëm të PD?
Nesho: Që është në dëm të PD-së kjo është mëse e qartë. Nuk mund të mendojmë për disa gjëra që nuk i kemi të provuara që është një bashkëpunim i hapur. Tendencat tregojnë që ka një përputhje të pikëpamjeve për të arritur dhe realizuar pozicionet e tyre në politikë. Në këtë kuptim shikojmë Ramën i cili e ndjen rrezikun me lindjen e një force të re tashmë të rinovuar të PD, shikon në lidershipin e Komisionit të Rithemelimit dhe lidershipin e Berishës diçka që ai nuk e përballon dot. Funksionimi dhe mbajtja e pushtetit të tij qëndron vetëm në propagandë dhe në fjalë të bukura.
Diplomati tha se këto presione kërkojnë dobësi nga ana e tyre dhe kërkojnë ta zgjidhin nga ana institucionale. Por edhe këto institucione sipas zotit Nesho duhet të provojnë veten, sepse deri tani kanë provuar që kanë qenë në vartësi të politikës.
Gazeta Sot