21 Shkurt 2025

Gazetari Bledian Koka ishte këtë të enjte në një emision televiziv ku ka komentuar takimin e mbajtur sot në sheshin “Skënderbej” të kryeministrit Rama me punonjësit e Bashkisë, të cilin ai e ka cilësuar të panevojshëm.

Koka tha se punonjësit e bashkisë së Tiranës janë trajtuar si “mish për top”, ndërsa shtoi se gjithë asministrata ka qenë e detyruar të shkojë në këtë takim, pasi u ka shkuar një e-mail.

Julian Hodaj, nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës tha se ai nuk ishte në dijeni të këtij mesazhi.

Pjesë nga debate në studio:

Bledian Koka: Specifika e vetme është se këtu kryetari i bashkisë është në burg. Unë besoj se shteti ka institucione, bashkia ka nënkryetar, ka katër copë, ka këshill bashkiak.

Julian Hodaj: Qeveria nuk është arbitër që të rrijë neutral ndaj pushtetit vendor.

Bledian Koka: Kush e tha këtë? Por edhe ta shpërdorojë , duke i përdorur si mish për top duke i nxjerrë aty jo! Që në momentin që ti jep urdhër (lexon mesazhin) “Ju do të jeni secili me stafet tuaja përgjegjëse, e do të jeni përgjegjës për to, sipas numrit të dërguar nga IDA, disa prej institucioneve u lutem të jenë të pranishëm me gjithë uniformën…”, për çfarë duhet uniforma aty?

Julian Hodaj: Unë nuk e di çfarë po lexon.

Bledian Koka: Po lexoj pamfletet që çoni ju, e ke edhe ti në telefonin tënd.

Julian Hodaj: Do të shikosh telefonin tim?

Bledian Koka: Jo, telefonin dorëzoje atje ku duhet ta dorëzoni. Ky ëshë një e-mail që i ka shkuar gjithë administratës.

Julian Hodaj: Unë nuk e di nëse është i vërtetë mesazhi, por edhe sikur, ku është herezia këtu?

Bledian Koka: Asgjë juve ju duket çdo gjë normale.

Nga: Gazeta Sot