11  Shkurt 2025

Gjatë ditës kanë nisur të dalin në dritë detaje të shumta të dosjes voluminoze të SPAK-ut dhe fakti që kryebashkiaku kërcënoi me mesazhe agjentët e BKH, ndërsa bashkëshortja e tij dëshmitarët.
Që në mëngjes e deri në mbrojtje, kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje pasuesit të tij, në Bashkinë e Tiranës, jo vetëm duke deklaruar se nuk do ta shkarkojë por edhe se do të ndryshojë qasje ndaj organit të akuzës.

Edhe Veliaj ka reaguar sërish lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij. Kësaj here duke sulmuar drejtpërdrejtë prokurorin e çështjes Olsi Dado.

Në një reagim viktimizues ku fusin në lojë dhe fëmijën, Erioni nga qelia dhe kryeministri nga selia e tij i kërkojnë standarte SPAK-ut dhe bashkim familjar, a thua se drejtësia është çështje sociale dhe jo llogaridhënie dhe mbajtje përgjegjësie, sidomos nga banka e të akuzuarve.

Gjykata e Posacme do të vlerësoj nesër masën e sigurisë për Veliajn, bashkëshorten e tij dhe 6 biznesmenët, përfshirë Gent Sulën dhe mikun Ermal Abule, por edhe Sokol Kryeziun.

Për të diskutuar provat e dosjes, akuzat, financimet, roli i biznesmenëve të përmendur, qëndrimin e kryeministrit Rama dhe rolin e deputetes socialiste Klotilda Bushka, ishte i ftuar në një emision televiziv.
“Praktikisht tek ky arrestimi i Erion Veliajt unë jam kënaqur. Veliaj ishte dhe njeri fodull dhe hajdut.

Ky televizion atë fodullëkun e tij e ka provu më shumë. Ai ishte një njeri që reagonte me mesazhe, qoftë dhe për një kronikë. Ne e dimë shumë mirë se çfarë kemi hequr.

Nga ana tjetër jam dhe i trishtuar nga babzia që nxorri kjo dosje. Pra del Arjola, Shemsiu tha që janë bizhuteri por nuk janë bizhuteri, janë 850 mijë euro vetëm të brendshme dhe fustane. Sepse bizhuteritë nuk ma merr mendja se merren online.

Rama e ka ditur që në fillim, sipas informacioneve të mija që nga data 24 janar që Veliaj do arrestohet.

Me datë 24 janar, SPAK-u i ka dërguar kërkesën GJKKO-së për arrestimin e Veliajt. Këtë informacion e ka pasur edhe Veliaj.

Me 25-26 është bërë një mbledhje. Me 27 Veliaj ka shkarkuar të gjithë drejtorët që nuk i konsideronte si të besuar.

Më datë 29 janar i ka deleguar firmën sekretarit të përgjithshëm, ndërkohë që vendimi i GJKKO-së ka dal me 9 janar, si për habi ditën që ka ardhur dhe zoti LaSivita.

Reagimet në mbrojtje të Veliajt sot i kishte të gjitha fake. Ai e ka dashur arrestimin e Veliajt sepse ai sipas mendimit tim e ka shitur për të shpëtuar veten”, u shpreh Maho.

Gazeta Sot