Abazoviç mbron Ramen per deklaratën e pranisë së KFOR-it
6 Tetor 2023
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në një prononcim nga Tirana ka komentuar deklaratën e homologut shqiptar Edi Rama për shtim të forcave të KFOR në veri të Kosovës.
Ai theksoi se veprimet e Ramës i kontribuojnë vendosjes së paqes dhe stabilitetit të rajon.
“Veprimet e tij dhe çdo aktivitet i madh, i tij ndërkombëtar për Ballkanin Perëndimor shkojnë në drejtim që ne si rajon të kemi paqe dhe të shkojmë drejt progresit. Nuk i takoj atyre politikanëve, i cili do të nisë veprime kritike ndaj Ramës pasi jam i bindur se çdo veprim i tij shkon në një drejtim, që të kemi një rajon në paqe”, tha Abazoviç për mediat në Tiranë.
Gazeta Sot
Ik o dritan tradhetari.