ABDURRAHIM BUZA

NDERI I KOMBIT – KOLOS I PIKTURES SHQIPTARE.

Në moshën tetë vjeçare mbeti jetim dhe patrioti Bajram Curri kujdeset për shkollimin e tij. Regjistrohet në shkollë në Shkodër, në Tiranë dhe në Normalen e Elbasanit. Pastaj fiton bursë dhe me 1928 dëgjon një vjet në Akademinë e Arteve të Bukura në Torino. Studimet e rregullta i kryen në Akademinë e Arteve të Bukura në Firence pranë artistit Galeleo Kinit më 1933 kthehet në Tiranë, ishte ndër pedagogët e parë të Shkollës së Vizatimit në Tiranë. Më 1947 u punësua në Liceun Artistik Jordan Misja si pedagog i vizatimi dhe më vonë si nëndrejtor.

Abdurahim Buza

Edhe pse ndikimi i impresionizmit ndjehet në veprat e tij, nën presionin e realizmit politik që e impononte ideologjia e kohës Buza e gjeti zërin e tij unik në artin shqiptar. Pikturat e para janë të inspiruara nga qëndrimi i tij në Pogradec. Më vonë ai e thjeshton teknikën e tij por e shëndrron artin në simbolikë të lartë. Motivet etnike nga Gjakova, Kosova, dhe veriu i Shqipërisë bëhen subjekt i shpeshtë i tij. Ngjyrat e impresionizmit ndikojnë në të gjer në fund.

Abdurahim Buza