
Abilekaj: – Kandidatët e rinj të Ramës, nuk përfaqësojnë shqiptarët
13 Mars 2025
Analisti Enton Abilekaj ka komentuar zhvillimet e fundit politike, duke u ndalur tek publikimi i listave të kandidatëve për zgjedhjet e majit 2025.
Abilekaj ka theksuar se Edi Rama ka ruajtur disa emra të vjetër dhe ka hequr një pjesë të tyre, duke i zëvendësuar me figura të reja që nuk kanë asnjë kontribut.
Ai ka kritikuar kandidaturat e të rinjve, të cilët janë të emëruar dhe, sipas analistit, nuk përfaqësojnë realisht zonat nga vijnë. Abilekaj ka theksuar se këta të rinj janë të caktuar për të mbajtur pozita, por nuk janë përfaqësues të vërtetë të komunitetit dhe zonës së tyre.
“Edi Rama ka mbajtur disa emra të vjetër dhe ka hequr një pjesë të tyre, një pjesë e emrave të vjetër do punojnë që të bëhen deputetë këta të rinjtë që nuk kanë asnjë kontribut.
Këta të rinjtë që janë njerëz, siç e bën Rama, që përfaqësohen nga çdo zonë e Shqipërisë por nuk përfaqësojnë asnjë zonë të Shqipërisë sepse vijnë nga hiçi.
Ata thjesht janë nga një zonë e caktuar dhe për t’i bërë qefin, aktivitetin e tyre duhet ta kryejnë në atë zonë të caktuar, pra janë caktuar të punojnë atje, por nuk është se e përfaqësojnë atë zonë, sepse ata nuk kanë qenë përfaqësues të ndonjë zone ose të ndonjë komuniteti në atë zonë.
Ata janë njerëz të emëruar që vijnë nga 0 përvojë politike kryesisht, pjesa më e madhe, dhe që kanë aplikuar tek ‘Deputeti që duam’, ose tek ‘deputeti që do Edi Rama’, janë 2 platforma të cilat ai i ka aktivizuar vazhdimisht në çdo zgjedhje“, tha ai