
Abuzimi me tenderat kap shifrën 2.5 miliardë euro. – Del pas 3 orësh nga SPAK vartësi i Ballukut, Jonaid Myzyri
22 Prill 2025
Ka dalë nga SPAK, pasi u pyet për 3 orë me radhë, kreu i Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, një prej vartësve dhe njerëzve të afërt të Belinda Ballukut.
Ai nuk ka bërë asnjë deklaratë për mediat, duke zgjedhur të heshtë përballë pyetjeve të gazetarëve.
Myzyri mësohet se është marrë në pyetje në lidhje me afera me tenderat publike, ndërsa kjo është hera e 3 që merret në pyetje.
Ai akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për favorizim të kompanive në procedurat e tenderave dhe sot është marrë në pyetje si person në hetim.
Ndërkohë në një raport të KLSH, rezulton se abuzimet me tenderat kapin vlerën e 2.5 miliardë eurove, fonde këto që kanë krijuar një gropë të zezë në buxhetin e shtetit.
BalkanWeb