Acari dhe i ftohti ka ‘pushtuar’ botën, ndodh çudia në këtë shtet, vala e nxehtë shkrumbon qindra shtëpi
3 Shkurt 2023
Në shumë zona në Kili është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për shkak të vapës që ka shkaktuar zjarre.
Autoritetet thanë se nëntë persona u plagosën dhe rreth 100 shtëpi u shkatërruan nga zjarret. Nga nëntë të plagosurit, tetë janë zjarrfikës, tha Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive.
Gjithsej 178 zjarre ishin aktive ditën e premte.
Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në rajonet Niuble dhe Biobio , ndërsa zjarre të mëdha po digjen edhe në rajonet Maule dhe La Araucania.
Kili ka përjetuar një valë të nxehti ditët e fundit me temperatura që i afrohen 40ºC dhe autoritetet kanë frikë nga një përsëritje e katastrofës së vitit 2017. Më pas, një zjarr masiv pyjor vrau 11 persona, ndërsa shkatërroi më shumë se 1500 shtëpi dhe dogji më shumë se 4,6 milionë hektarë tokë.