‘Administrata publike e detyruar të angazhohet në fushatën e qeverisë’.
7 Shkurt 2025
Ata punonjes që nuk tregojnë mbështetje të hapur rrezikojnë vendin e punës.
Analisti Arion Sulo ka ngritur akuza mbi përfshirjen e detyruar të administratës publike në fushatën politike të qeverisë, duke pohuar se punonjësit detyrohen të angazhohen në rrjetet sociale dhe në shpërndarjen e formularëve për votën e Diasporës.
Ai ka përmendur edhe shpërndarjen e listave të regjistrimit për votën e Diasporës, duke theksuar se këto procese po organizohen në mënyrë të strukturuar dhe të detajuar.
Sa i përket ndikimit të votës së Diasporës, Sulo ka shprehur bindjen se Partia Socialiste ka krijuar struktura të fuqishme për ta menaxhuar këtë proces dhe mund të arrijë deri në 85 mandate në zgjedhjet e 11 majit. Ai ka theksuar se vota e Diasporës, e cila mund të arrijë deri në 200 mijë vota, është një faktor kyç, por problematika të ndryshme me dokumentacionin kanë sjellë debate mes partive politike.