21 Janar 2025

Adriatik Lapaj e përfaqësues të partisë Lëvizja Bashkë të Arlind Qorit janë përplasur ashpër në një protestë të organizuar para Ministrisë së Brendshme.

Ishte Arlind Qori që kishte paralajmëruar protestë, por asaj i është bashkuar edhe Lapaj, kreu i partisë ‘Shqipëria Bëhet’.

Situata degradoi deri aty sa Lapajn e dëbuan nga podiumi me thirrjet ‘turp’, ndërsa në protestë ishte i pranishëm edhe vetë Qori.

Sherri sipas Lëvizjes Bashkë, ndodhi sepse Lapaj nuk ishte regjistruar për të mbajtur një fjalim dhe po u ‘vidhte protestën’ e zaptonte podiumin.

Në video dëgjohet edhe një aktivist i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, i cili thekson se protesta është thirrur nga Lëvizja Bashkë dhe ka edhe një listë që duhet të respektohet.

Nuk kanë munguar akuzat e përfaqësuesve të Arlind Qorrit të cilët e kanë quajtur Adriatik Lapajn si të shitur, ndërsa ky i fundit i ka cilësuar si komunistë.

Nga OraNews