Adriatik Lapaj: – Isha pjesë e lëvizjes patriotike Kuq e Zi. – Jam mik i Kreshnik Spahiut
15 Shtator 2023
Adriatik Lapaj flet për herë të parë për lidhjet e tij me Aleancën KuqeZi dhe Kreshnik Spahiun.
I pyetur nga gazetarët për rolin e rij si kryetar i rinisë kuqezi 10 vjet mê parë ai deklaroi: “Jam krenar që isha pjesë e lëvizjes KuqeZi e cila para daloj greqizimin e jugut të Shqipërisë dhe marrveshjen famkeqe të detit me Greqinë. Ajo është periudhë historike dhe patriotike kuqezi.
Teksa kanë mbetur edhe tre ditë nga prezantimi i Lëvizjes së Re, Avokati Adriatik Lapaj në rubrikën “Opinion” foli për organizimin e kësaj lëvizjeje “Shqipëria Bëhet”.
Avokati Lapaj theksoi se takimi i parë i kësaj Lëvizjeje do të jetë në Rreshen në orën 17:00 dhe më pas do të jetë një rrugëtim serioz që nuk do të ketë kthim pas.
Gjithashtu ai shtoi se është i vendosur për një qasje të re të debatit publik në vend. Nuk la pa përmendur edhe kritikët dhe ata që kanë reaguar me akuza ndaj kësaj lëvizjeje, duke thënë se ndjehen të kërcënuar me këtë model të ri.