Adriatik Lapaj – Sistemi ka deshtuar ne te gjitha fushat
Nga studion e emisionit Tempora, 14.05.2019, Adriatik Lapaj, nje nga zerat aktiv kundershtar te sistemit aktual politik, ne nje analize te gjendjes aktuale ne Shqiperi pershkruan:
Sistemi ka deshtuar ne te gjitha elementet e veta. Ka deshtuar ne aspektin politik pa diskutim, por ka deshtuar sistemi ne Shendetesi, ne Arsim, ne Meritokraci, ne Bujqesi. Ka deshtuar sistemi ne Ekonomi dhe ketu dua te ndalem.
Ka deshtuar ekonomia ne te gjitha aspektet e saj.
Ka deshtuar ne blegtori, ka deshtuar ne peshkim, ka deshtuar ne ndertim, ka deshtuar ne sistemin e mineraleve.
Ne jemi sot vendi i naftes. Por cfare na ka sjelle nafta?! Na ka sjelle mjerimin e Ballshit, na ka sjelle termetet e Zharrses, na ka sjelle ndotjet e Patos-Marinzes dhe na ka sjelle cmimin me te shtrenjte ne rajon, ose nje nder cmimet me te shtrenjte ne Europe.
Ne jemi sot vendi i kromit. Nje nga vendet me te pasura ne bote me krom. Cfare na ka sjelle kromi?! Na ka sjelle skllaverimin e banoreve te Bulqizes dhe zonave perreth, si dhe numrin me te larte te minatoreve te vdekur ne nivel boteror.
Ne jemi vendi i 9000 metra katror det territorial dhe 500 km bregdet, por ne kemi me pak anije dhe te punesuar ne sektorin e peshkimit se sa nje ishull ne Greqi qe eshte Korfuzi. Dhe ne konsumojme sot me pak peshk, se te gjitha vendet pa det te bashkimit Europian. Ne jemi vendi i brezit te ullirit, dhe blejme (nga jashte) ulli dhe vaj ulliri.
Ne jemi vendi i fushave djerre, dhe blejme kashte nga Maqedonia dhe 62 milion dollare ne vit qumesht.
Ne jemi vendi pa fund i kullotave alpine dhe blejme 172 milion dollare ne vit mish nga Brazili apo vende te tjera.
Pse ka ndodhur kjo?!
I permenda me rradhe per te treguar qe ne nuk kemi problem me X-sin apo Y-in, te gjithe qe kane ardhur e te gjithe qe kane ik’ na kane lene kete trashegimi.
Problemi eshte se ketu nuk ka gare. Problemi eshte se ketu nuk ka nje sistem te hapur qe lejon alternativa te reja dhe qe te vendosin ne sfiden e meritokracise.
“Tempora” është një emision i perjavshem me autor dhe moderatore Sonila Meçon dhe qe transmetohet në RTV Ora cdo te Marte.